Flash News

E-TJERA

Studentët e Mjekësisë vijojnë protestat, kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga ligji

Studentët e Mjekësisë vijojnë protestat, kërkojnë

Edhe sot studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestat dhe bojkotin për të disatën ditë që nga fillimi i vitit të ri akademik. Ata kërkojnë njëzëri që qeveria të tërhiqet nga ligji i miratuar.

Sipas ligjit të ri, studentët e Mjekësisë do të duhet që pas përfundimit të studimeve të larta, të qëndrojnë në Shqipëri për të punuar për një periudhë 5-vjeçare. Më pas, do të kenë të drejtën për të marrë diplomën.

Studentët kërkojnë që qeveria t’i lejojë të bëjnë zgjedhjet që dëshirojnë dhe të mos i mbajë peng me një VKM.

Të fundit