Flash News

E-TJERA

Studentët mbledhin 10 mijë firma për kthimin në auditore, ministria hesht

Studentët mbledhin 10 mijë firma për kthimin në auditore,

Studentët kanë firmosur një peticion me 10 mijë firma për rikthimin e tyre në auditorët e Universiteteve, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur sërish që mësimi të zhvillohet online me arsyetimin e frenimit të përhapjes së infeksionit të Covid-19.

Përmes këtij peticioni, të rinjtë kërkojnë rihapjen e auditoreve jo vetëm për provimet, por edhe për seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditoreve  lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditoreve  dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe parabazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”, shkruajnë studentët në peticion.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dalë ende me një vendim në lidhje me kërkesën e studentëve, teksa këta të fundit vijojnë me mbledhjen e firmave.

Një ditë më parë, nga Rinasi, kryeministri Edi Rama theksoi se për momentin nuk është zgjidhje mësimi në auditore, sepse janë burim covidi.

Edhet studentët i mirëkuptojmë, prandaj po rishikohet situata e provimeve që s’mund të bëhet online. Nëse do flasim për shtrëngim masash këtë e bën Komiteti. Shpresoj mos të vijë fare momenti për të diskutuar mbylljen. Për momentin nuk ka vaksina për stafin e pedagogëve. Studentët nuk mund të bëjnë mësim në auditore sepse janë burim Covidi”, tha Rama.

Të fundit