Flash News

E-TJERA

Studentët të Mjekësisë protestë sot para Universitetit

Studentët të Mjekësisë protestë sot para Universitetit

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë paralajmëruar sot protestë në orën 11 përpara universitetit, pasi kundërshtojnë punësimin me detyrim aty ku do ministria.

Studentët në pankartën e publikuar në rrjetit sociale do të protestojnë para rektoratit të UMT-së.

Kujtojmë se para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin një kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.

 Nisma u njoftua nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Të fundit