Flash News

E-TJERA

Studenti në protestë: Shokët mi mori gomonia

Studenti në protestë: Shokët mi mori gomonia

Një prej folësve të protestës ishte edhe student i inxhinierisë, Olsi Kasemi. Ai tregoi se si shokët “i humbi”, pasi përballë vështirësive të shumta në vend, zgjodhën të emigronin.

Studenti tha se tundohet shpesh për ta lënë vendin, por tërhiqet me arsyetimin se i vetmi që duhet të iki është Edi Rama. Ai shprehu bindjen se Shqipëria do të bëhet dhe shpresa do të rikthehet në vend.

Fjala e plotë:

Pershendetje, o njerez te lire!

Une jam Olsi Kasemi, student i inxhinierise se ndertimit dhe i punesuar ne te njejtin sektor.

Jam ketu sot, per te mbeshtetur qellimet e kesaj proteste, qe si konkluzion, do te riktheje shpresen tek qytetaret.

Kur erdha si student ne Tirane, ne vjeshten e kater viteve kaluar, bashke me mua e nisen rrugetimin dhe 4 shoket e mi te femijerise, qe vit pas viti, nje e nga nje, i mori me vete, disa gomonia, e disa te tjere fundi i konteniereve te kamioneve, per te kaluar kufirin per nje jete me te mire.

Shpeshhere, kur shikoj faturat qe me duhet te paguaj ne fund te muajit, kur shikoj cmimin e naftes, kur shikoj te rinjte qe vriten rrugeve nga policia e shtetit, mendoj largimin tim pa kthim, pastaj kthjellohem dhe mendoj se ai qe duhet te iki nuk jam une.

Je ti Edi Rama!

Ti dhe shpura jote e qelbur e korrupsionit, duhet ta lini kete vend nje ore e me pare, dhe jo ne, te rinjte qe mundohemi e stermundohemi ta bejme kete vend me te begate, ndonjehere duke derdhur edhe lot nga pamundesia.

Urrejtja e nje populli qe lengon, ka filluar ngjize uraganin e lirise, qe po i kthen shpresen shqiptareve se Shqiperia do te behet,  e nuk do te ndalet.

Ne kembe, ne kembe, ne kembe.

Të fundit