Flash News

E-TJERA

Studimi i ASH: Mbi 73 % e popullatës është e imunizuar; nga vaksinimi i fëmijëve te doza përforcuese, çfarë rekomandon

Studimi i ASH: Mbi 73 % e popullatës është e imunizuar; nga

Një studim i Akademisë së Shkencave tregon se deri më tani imunizimi i popullatës nga Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 73.3%.

ASH ka dalë në përfundimin se nevojitet një imunizim i të paktën 20% të popullatës akoma të pavaksinuar, me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv qe vlerësohet në rreth 90% të popullatës për variantin Delta.

Gjithashtu rekomandon aplikimin e nëj dozë përforcuese për personat mbi 60-vjeç si dhe për një kategori me sëmundje shoqëruese. Kjo masë, sipas Akademisë, duhet të merret për të parandaluar riinfektimet.

Një tjetër rekomandim i Akademisë së Shkencave, është vaksinimi me një dozë për fëmijët mbi moshën 12-vjeç, si masë për të parandaluar përhapjen e infeksionit në shkolla.

Rezultate e këtij studimi vjen pas fazës së tretë të analizës së situatës me Covid-19 në Shqipëri, që është realizuar në periudhën 16 qershor-23 korrik 2021, ku morën pjesë 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç.

Studimi i ASH: Mbi 73 % e popullatës është e imunizuar; nga

 

Të fundit