Flash News

E-TJERA

Studimi i fundit: 1 ndër 5 të infektuar me COVID-19 është asimptomatik

Studimi i fundit: 1 ndër 5 të infektuar me COVID-19 është

Instituti i Kërkimeve Biomjekësore në Australi ka nxjerrë një studim të ri, rezultatet e të cilit u botuan në gazetën britanike 'Nature'.

Sipas tij, një ndër pesë persona të infektuar me koronavirus është asimptomatik, dhe mund ta transmetojë virusin tek më pak persona se sa një person simptomatik.

Studjuesve sugjerojnë se të infektuarit duhet të përdorin maskë dhe të zbatojnë distancimin social, pavarësisht nëse kanë simptoma ose jo.

Në kërkimet e para për pandeminë kërkuesit u shprehën se 81% e të infektuarve janë asimptomatik, ndërsa studimet e fundit tregojnë se 17% e personave të infektuar janë asimptomatik.

Sipas institutit, simptomat fillojnë të shfaqen nga dita e 7-13.

Të fundit