Flash News

E-TJERA

Studimi i Universitetit të Oxford-it: Personat e infektuar me COVID-19 kanë imunitet për 6 muaj

Studimi i Universitetit të Oxford-it: Personat e infektuar me COVID-19

Personat që kanë kaluar covid-19 do të kenë imunitet ndaj këtij virusi të paktën për gjashtë muaj.  

Në këtë përfundim ka dalë një studim nga Universiteti i Oxford-it, sipas të cilit pas kësaj periudhe ata mund të infektohen sërish nëse bien në kontakt me covid-19.

Studimi iu referua më shumë se 12,000 punonjësve të kujdesit shëndetësor në Oxford. Nga ata që u infektuan me COVID-19, asnjë nuk u ri-infektua brenda kësaj kohe.

David Eyre, profesor në sëmundjet infektive, në Universitetin e Oxford-it, tha se “Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”.

Ky njoftim vjen një javë pasi firmat bioteknike, Pfizer, Moderna dhe Oxford-AstraZeneca njoftuan për rezultate premtuese nga provat e fazave të vona të vaksinave anti-COVID.

Të fundit