Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Studimi për buxhetin e pandemisë në Shqipëri: Fonde të pamjaftueshme dhe shpenzime të ulëta publike

Shoqata “Së Bashku për Jetën” publikoi në fundjavë një studim, sipas të cilit, Shqipëria është një nga vendet me fondet më të pamjaftueshme buxhetore për pandeminë Covid 19.
Raporti thekson se, gjatë vitit të parë të pandemisë, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri ishin më të ulëtat në Europë.
Studimi i Shoqatës “Së Bashku për Jetën” gjeti se, ndërsa fondet buxhetore për Pandeminë Covid-19 ishin mëse të pamjaftueshme në Shqipëri, rritja e shpenzimeve familjare për shëndetin ishte më e larta në Europë gjatë vitit të parë të pandemisë.
Autorët pohojnë se Pandemia Covid-19 i përkeqësoi edhe më tej pagesat e larta nga portofoli familjar për t’u kuruar nga sëmundjet. Shpenzimet familjare për shëndetin u rritën dukshëm, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2007.
“Shqipëria regjistroi një rritje të lartë të vdekshmërisë shtesë, krahasuar me vendet e tjera të Europës, fakt që dëshmon se burimet e kufizuara mjekësore kanë ndikuar në përkeqësimin e mëtejshëm të pasojave të pandemisë. Gjatë vitit të parë të pandemisë vdekjet u shtuan mbi 26 për qind në raport me mesataren e 4 viteve të fundit” - thotë Denisa Canameti, një nga autoret e studimit.
Studimi thekson që ndonëse Pandemia Covid është më e rënda në 100 vitet e fundit, Shqipëria nuk po ushtron presion të lartë mbi fondet publike shtesë, që duhen në përballimin e krizës shëndetësore.
“Pavarësisht emergjencës pandemike, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë në vitin 2020, u rritën me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore”, - thuhet në raport.
Autorët theksuan se buxheti i shtetit çoi në 9,62 për qind shpenzimet totale për financimin e shëndetësisë në 2020, përfshirë edhe rimbursimin e barnave, ose 0,8 për qind më pak se në vitin 2019, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga viti 2016.
Studimi thekson se sipas Eurostat, shpenzimet e Shqipërisë për shëndetësinë vijuan të ishin më të ulëtat në Europë dhe në vitin pandemik 2020, me 297 euro për banor, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 2614 Euro.
Fondi i shërbimeve shëndetësore pati në vitin 2020 një rritje minimale për 6.5 për qind me bazë vjetore, në një vit ku emergjenca mjekësore ishte parësore.
Fondet kryesore të shëndetësisë shkojnë për trajtimin e pacientëve të shtruar në spitale”, por në vitin 2020 ato u rritën 3.7 për qind.
Rënien më të madhe të buxhetit e shënuan vizitat në Kujdesin Shëndetësor Parësor, ndonëse pacientët, që vuanin nga shqetësime të tjera, ngurronin për të shkuar në spitale gjatë periudhës së pandemisë.
Shoqata "Së Bashku për Jetën" theksoi në studim se pandemia Covid e shtoi rrezikun e e barrës së sëmundjeve në të ardhmen, sepse afro 20 mijë persona po vuajnë “Covidin e gjatë”, me dëmtime të mushkërive dhe të sistemit nervor, si dhe çrregullime psikike, që rritën shtrimet në spitalin psikiatrik.
Gjatë pandemisë ndërhyrjet kirurgjikale jourgjente u ulën me 27 për qind, u pakësuan trajtimet për të sëmurët kronikë, thekson raporti, ndërsa reduktimi i kontrolleve për tumoret rrezikon një përkeqësim të gjendjes klinike dhe shtim të vdekjeve edhe pas pandemisë për personat me tumor, probleme në zemër, veshkat dhe hipertension.
Sipas studimit të Shoqatës "Së bashku për Jetën", Pandemia COVID-19 solli një tronditje të thellë ekonomike për Shqipërinë me kapacitete të dobëta fiskale, dhe pritet të sjellë një rritje të mprehtë të varfërisë ekstreme, në vendin me mundësi të dobëta financiare për më shumë shpenzime në fushën e shëndetësisë./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38