Flash News

E-TJERA

Studimi/ Politikanet shqiptare, shënjestër e luftës “brenda llojit”: Përçmohen e kërcënohen

Studimi/ Politikanet shqiptare, shënjestër e luftës “brenda
Foto Ilustruese

Femrat shqiptare të angazhuara në politikë janë shënjestër e fyerjeve, thashethemeve, akuzave të rreme, kërcënimeve me dhunë dhe hakmarrje politike.

Një raport i UNDP, Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka kryer një studim të fokusuar në intervistat dhe deklaratat e 20 politikaneve femra në Shqipëri, të cilat kanë qenë kandidate, raporton Euractiv.

Bazuar në të dhënat e raportit, thashethemet dhe fyerjet qëndrojnë në krye të jetës politike, për t’u pasuar me kërcënimet e më tej.

“Një përqindje më e lartë e kandidatëve politikë raportuan se fjalët degraduese dhe thashethemet e rreme (55,56%) janë pjesë normale e politikës, pasuar nga kërcënimet dhe dhuna (42,16%), kërcënimet ndaj politikanëve (30,16%), shkatërrimi i pronës (16,34%. , dhe dhunë fizike (6,86%)”, tregon raporti.

Studiuesit vunë në dukje se disa kandidatë nuk ndiheshin rehat duke ndarë historitë e tyre sepse kishin frikë nga hakmarrja dhe margjinalizimi brenda partive të tyre. Studimi ka treguar se gratë, të cilët kishin arritur të konkurronin për një post të lartë drejtues në parti, janë ‘dhunuar’ nga forca e tyre politike ku bënin pjesë.

Politikanet femra kanë treguar se shpesh, ato anashkalohen ose përçmohen gjatë takimeve dhe nuk pyeten për vendime të rëndësishme. Dhuna me të cilën përballen gratë politikane është jashtëzakonisht psikologjike, gjë që i ka shtyrë ato të vënë në dyshim aftësitë e tyre dhe të dëmtojë shëndetin e tyre mendor.

“Akuzat e rreme dhe thashethemet e natyrës seksuale kanë pasur efekte traumatike te gratë dhe familjet e tyre, fëmijët, prindërit dhe partnerët”, thuhet në raport.

Kjo ka bërë që në pjesën më të madhe, femrat e angazhuara në politikë, ta shohin këtë si një kompleks që është vështirë për t’u trajtuar.

Të fundit