Flash News

E-TJERA

Studiuesi denoncon drejtorin e ri të AKSHI-t: Igli Tafa me doktoraturë plagjiaturë, shembull si dëmtohet meritokracia

Studiuesi denoncon drejtorin e ri të AKSHI-t: Igli Tafa me doktoraturë

Studiuesi Taulant Muka ka bërë një denoncim publik ndaj Igli Tafës, i sapoemëruar Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas Mukës, Tafa ka vjedhur punimin e doktoraturës dhe disa artikuj shkencorë, duke i prezantuar si të tij.

Muka përmend veçanërisht një artikull të vitit 2011, ku pretendon se pjesë të tij janë kopjuar fjalë për fjalë nga studime të botuara nga autorë në Malajzi dhe Indi. Ai shton se ky nuk është një rast i izoluar, duke kujtuar edhe doktoraturën e ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanaj, dhe paralajmëron për pasojat e drejtimit të institucioneve kritike nga individë me standarde të ulëta profesionale.

Tafa u emërua në krye të AKSHI-t më 13 shkurt 2026, pas dorëheqjes së Karçanaj, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK dhe në arrest shtëpie. Studiuesi Muka ka një histori denoncimesh të ngjashme ndaj zyrtarëve dhe ministrave, duke nxjerrë në dritë shkelje etike dhe ligjore në institucione publike.

DENONCIMI:

DOKTORATURË PLAGJIATURE – Rasti i dytë i Igli Tafës, Drejtorit të AKSHI-t!

Leksionet e profesoreshës rumune Dana Petcu (2009) janë përdorur fjalë për fjalë si kapituj në doktoraturën e Igli Tafës (mbrojtur 2013, Universiteti Politeknik i Tiranës). Pra: shënime leksionesh të një profesoreje të huaj, të paraqitura si punë doktorature!

Që në kapitullin e parë del qartë kopjimi, teksti dhe struktura përputhen identikisht. Ky është standardi i drejtorit të AKSHI-t. Një shembull i keq se si merren gradat dhe titujt shkencorë në Shqipëri, duke dëmtuar arsimin dhe meritokracinë.

Denoncimi i djeshem për artikullin e 2011 kopjuar nga studime malajziane e indiane nuk eshte plagjiature e izoluar e z. Tafa. Si është e mundur që në vitin 2026, kur teknologjia e zbulon kopjimin menjëherë dhe kur mijëra shqiptarë janë edukuar në universitetet më të mira në botë, ne ende drejtohemi nga plagjiatura?

Doktoratura e z. Tafa nuk shkarkohet online në faqen e Universitetit Politeknik, siç kërkon ligji për transparencën në arsimin e lartë dhe aksesin publik të disertacioneve. Kjo mungesë aksesi publik tregon edhe arsyen pse qeveria dhe Biblioteka Kombëtare kanë kufizuar ose "kycur" doktoraturat nga qasja e lirë: praktikisht kane bllokuar meritokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Të fundit