Flash News

E-TJERA

Studiuesi Plasari: Emri ‘Ballkan’ është vënë nga një budalla

Studiuesi Plasari: Emri ‘Ballkan’ është vënë nga

Studiues dhe të rinj  kanë zhvilluar një bisedë në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Historiani i njohur, Aurel Plasari foli jo vetëm për historinë e Skënderbeut, ndërsa veçoi se emri Ballkan është vënë nga një studiues gjerman, që e cilësoi budalla.

Emri ‘Ballkan’ është emër i vënë nga një budalla. Gadishulli quhej gadishulli ilirik. Gadishulli riprodhohej nga hartat që dilnin nga tekstet e Ptolemeut. Ai jepte një vargmal që përshkruante gadishullin ilirik. Edhe kur filluan Hartat e rilindjes Europiane imitonin këto harta.

Arbëria ishte një nga ato vende të studiuara. Në mesin e shekullit XVIII, në kohën e Turqisë, një studiues gjerman Xonjën e pyesnin dhe i thotë se si quhet dhe ai tha; Ballkan. Ishte budallallëk i atij momenti.

Sot është çështja që mund të na thonë Ballkani dhe Europa. Ai rajon që thonë Ballkan, është Europa juglindore. Është një term i rremë për mua. Kur vjen puna në konceptin shkencor do them se ky gadishull është Europa Juglindore”, tha Plasari.

 

Të fundit