Flash News

E-TJERA

Stuhi dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Stuhi dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java që vjen, duke nisur nga nesër - e hënë - do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa përgjatë relieveve malore ato hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Përjashtim nga ditët me kthjellime bën dita e martë. Moti për këtë ditë parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriperëndimit këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Të fundit