Flash News

E-TJERA

Sula pas masakrës në Shkodër: Shteti nën pushtetin e bandave, organet e rendit duhet të veprojnë

Sula pas masakrës në Shkodër: Shteti nën pushtetin e

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas masakrës së sotme në Dobraç të Shkodrës, ku dy persona mbetën të vrarë.

Përmes një postimi në Facebook, Sula e cilëson ngjarjen tronditëse, duke theksuar se kriminelët kanë vepruar në mes të ditës dhe kërkon që organet e rendit të angazhohen maksimalisht për të kapur autorët.

"Shteti nen pushtetin e bandave. Trondite njarja ne Shkoder. Kriminelët morën jetë në mes të ditës.

Organet e rendit duhet te ngrihen ne kembe e te kapin autoret. Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri.

Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin nga njerëzit ndërsa bandave, krimit të gjithë i hapin krahun. Rendi ka rënë në Shqipëri.

Siç kanë komunikuar edhe komunikimet në sekretet, shumë e drejta e shtetit janë në shërbim të krimit të përbashkët", shkruan Sula. 

Sula pas masakrës në Shkodër: Shteti nën pushtetin e

 

 

 

Të fundit