Flash News

E-TJERA

Suli e Goro në SPAK, Kalaja: Rama po planifikon t'i braktisë

Suli e Goro në SPAK, Kalaja: Rama po planifikon t'i braktisë

Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin dhe për atë në detyrë të Himarës, Jordo Goron. Ndaj të dyve ngrihen akuza për abuzime me tenderat.

Juristja Adriana Kalaja tha në Syri Tv, se Edi Rama duke se po i braktis të dy. Sipas saj ndaj Sulit rëndojnë akuza më të rënda. Ajo tha se ka marrë telefonata nga piunonjës të Bashkisë Kamzës se po intimidohen për të fshehur prova që implikojnë Sulin.

“Unë vetëm dje kam marrë dy-tre telefonata nga punonjës të Bashkisë Kamëz të cilët intimidohen nga ana e zotit Suli për të fshehur prova, për të manipuluar situatën nga ana e komisioneve të ndryshme që janë bërë gjitha për tendera, por në fakt gjatë gjithë 4 vjeçarit tendera nuk ka patur.

Çdo gjë është bërë me zgjedhje fituesish pa garë dhe këto bëjnë pjesë në atë rrethin e miqësisë jo vetëm të Rakip Sulit, por dhe të Edi Ramës kryesisht, që të jemi koshient për këtë.

Unë e shikoj pak më ndryshe, mund ta kem gabim, por ashtu siç e shikoj mënyrën se si po zhvillohen hetimet në SPAK, sidimos lidhur me Rakip Sulin, unë mendoj se ka ardhur koha që Edi Rama po i lëshon dhe këto të dy, i përdori sa i përdori. Mbase dhe këto mund të kenë bërë ndonjë mosrespektim të kushteve verbale që kanë me kryeminsitrin”, tha Kalaja.

Të fundit