Flash News

E-TJERA

‘Sulltan Novruzi’, si festohet kjo ditë; mesazhet e urimit të Metës dhe Ramës

‘Sulltan Novruzi’, si festohet kjo ditë; mesazhet e urimit

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e imam Aliu, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Në Shqipëri dita më e rëndësishme për bektashinjtë u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Ritet e festës nisin që në mëngjes, ku derdhet ujë me bollëk në pragjet e shtëpisë për të pastruar të ligat nga shtëpitë e tyre. Festa e Sulltan Novruzit simbolizon “shpëtimin e të varfërve dhe njërëzisë, nga dimri i acartë dhe skamja”.

Ushqimi kryesor i kësaj feste është byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh. Bimët simbolizojnë 12 imamët, 12 muajt e vitit dhe jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë për vitin e ardhshëm. Brenda byrekut futet një monedhë. Ai që gjen monedhën thuhet se është me fat. Këtë ditë bëhet kurbani dhe gjithashtu gatuhet me përshesh.

Kanë ardhur edhe mesazhet e para të urimit nga politika shqiptare. Presidenti Ilir Meta ka ndarë pamje nga mali i Tomorrit, ndërsa shkruan: Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën simbol të fitores së pranverës mbi dimrin, të shpresës mbi dëshpërimin! Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë! Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe të keni bekimet e Zotit!

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar në rrjetet sociale, duke ndarë një foto nga teqeja e Sari Salltikut dhe shkruan: Me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes.

Të fundit