Flash News

E-TJERA

Superliga shqiptare, sfidat që do të luhen këtë javë

Superliga shqiptare, sfidat që do të luhen këtë javë
Foto ilustruese

Vijojnë ndeshjet e Superligës shqiptare, e cila ka hyrë në një fazë deçiziv. Kjo është java 22-të e saj dhe të mërkurën do të luhen sfidat Kukësi-Laçi dhe Teuta-Vllaznia.

Kukësi të premten u nda në barazim me Teutën, ndërsa Laçi që barazoi me Partizanin dhe mban vendin e tretë, synon titullin kampion, bën me dije Federata Shqiptare e Futbollit.

Kjo është një përballje e rëndësishme për shkodranët, por edhe durrsakët kanë pretendimet e tyre për titullin.

Ndërkohë Partizani do të udhëtojë në Fier për t’u përballur me Apolonin. Tirana pas fitores me Vllazninë synon vazhdimësinë edhe me Bylisin.

Të fundit