Flash News

E-TJERA

"Surpriza" e Beqajt në ditën e lindjes së Ramës

"Surpriza" e Beqajt në ditën e lindjes së Ramës

Kreu i socialistëve feston sot 60 vjetorin. Por ndryshe nga vitet e tjera, duket se për "surprizën" këtë herë është kujdesur një ish-ministër i tij.

Bëhet fjalë për Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë në qeverinë "Rama 1".

Beqaj u arrestua sot pas disa muajsh hetime të nisura lidhur me një skemë abuzimi me fondet e Bashkimit Evropian, konkretisht SASPAC (Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), institucion që dikur drejtohej nga Beqaj.

Ky i fundit akuzohet për abuzim me fondet e SASPAC, të cilat ish-ministri në bashkëpunim me financierin e tij, Ermal Kurtulaj dikur koordinator i programit 'EUSAIR Facility Point' të financuar nga Bashkimi Evropian dhe sot në pranga, i orientonin fondet drejt restorantit të ish-minsitrit.

Arrestimi i Beqajt serviret si një "surprizë" pikërisht në ditën e lindjes së shefit të tij. Ky i fundit rroket shpesh në media të distancohet nga arrestimet e të tijëve në rastin më të mirë.

Ose në të kundërt, duart lart dhe "përgjegjësia është personale".

 

Të fundit