Flash News

E-TJERA

Sylvinho optimist para ndeshjes kundër Ukrainës: Synojmë vendin e parë, na pret një finale

Sylvinho optimist para ndeshjes kundër Ukrainës: Synojmë vendin e
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka folur sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Ukrainën në Ligën e Kombeve. Ai u shpreh optimist se skuadra do të japë maksimumin për të mbyllur me sukses këtë kompeticion.

Respektojmë Ukrainën, por futemi në fushë për fitore. Jemi në shtëpi, dhe tifozët janë arma jonë më e fortë. Nëse fitojmë, kemi shanse të marrim vendin e parë,” tha Sylvinho.

Lidhur me gjendjen fizike të lojtarëve, trajneri konfirmoi se Jasir Asani po vlerësohet pas një shqetësimi fizik, ndërsa vendimi për aktivizimin e tij do të merret pas stërvitjes së fundit.

Ndeshja do të luhet të martën mbrëma, me Kombëtaren që synon një fitore vendimtare.

Të fundit