Flash News

E-TJERA

Vrasjet e vitit 2005, Gjykata lë në burg Shullazin e Reçin

Vrasjet e vitit 2005, Gjykata lë në burg Shullazin e Reçin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest me burg” për të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu, të ndodhura në vitin 2015.

Seanca për komunikimin e masasave është zhvilluar ditën e djeshme ndaj Emiliano Shullazit, i cili konsiderohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsi.

Po kështu, Viktor Imeraj dhe Luftar Reçi janë lënë në burg në rolin e ndihmësit për të dy vrasjet. Për vrasjen e Klodian Saliut janë shpallur  në kërkim Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj. Masa e sigurisë arrest me burg u caktua dhe për Indrit Rusun.

Dy ditë më parë, SPAK u lëshoi 6 urdhër arreste në kuadër të zbardhjes së dy atentateve mafioze të ndodhura para 15 vitesh. Ngjarja e parë është ajo e vrasjes së Klodian Saliut, nje ish-anëtar  i bandës së Durrësit, i njohur edhe si biznesmen, kurse vrasja e dytë është ajo e biznesmenit Vajdin Lamaj në Tiranë.

Të fundit