Flash News

E-TJERA

Takimi me Kushin pas protestave për rritjen e pagave, pedagogët: Nuk ramë dakord

Takimi me Kushin pas protestave për rritjen e pagave, pedagogët: Nuk

Rritja e pagave dhe kërkesat e studentëve për mbështetje me një fond mujor prej 100 euro, ishin dy nga temat e diskutimit të pedagogëve sot me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Megjithatë, ky takim nuk ka dhënë rezultat. Pedagogët janë shprehur për mediat se në takim nuk është rënë dakord për rritjen e pagave, por disa prej kërkesave të tyre do të shqyrtohen.

“Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. Ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transparenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike. Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor.

Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”, tha një pedagog pas takimit.

Të fundit