Flash News

E-TJERA

“Taksa e sheshtë u shërben oligarkëve”, Basha -Ramës: Me kë tallet ky? Për 8 vjet i shërbeu vetëm vetes e miqve të tij

“Taksa e sheshtë u shërben oligarkëve”, Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi në Korçë deklaroi se propozimi i PD për taksën e sheshtë 9% u shërben oligarkëve.

Gjatë një takimi në selinë e PD me përfaqësuesve të Shoqatës së Fasonëv, Basha tha se taksa e sheshtë 9% është një ulje e madhe krahasuar me taksën 15% që paguhet tani.

Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb.

Taksa e sheshtë 9% është një ulje jashtëzakonisht e madhe krahasuar me taksën 15% që ju paguani. Çmimi i naftës 240 lekë të vjetra për litër karburant i shtuar në këto 8 vite. Çdo litër naftë prej ditës së parë të qeverisë të dalë nga ota e 25 Prillit do të jetë 240 lekë më i lirë.

Dhe kjo pa diskutim do të reflektohet edh në vlerën e koston e prodhimit tuaj dhe në aftësinë tuaj për të konkurruar me ofertën tuaj ne tregun Europian dhe më gjerë. Për biznesin prodhues e njëjta masë do të merret me energjinë elektrike. Dhe një pikë tjetër që dua të përmend para se të vazhdojmë diskutimit është rimbursimi i TVSH-së. Rimbursimi i TVSH-së me të gjithë sektorët e ekonomisë është kthyer në një ankth të paparë dhe padiskutim në një kohë krize detyra e qeverisë, detyra e parë e qeverisë është të mos ta vonojë rimbursimin e TVSH-së”, tha Basha.

Të fundit