Flash News

E-TJERA

"Talebane e shitëse buke", Lëvizja Vetëvendosje tregon gazetarët që sulmuan Vjosa Osmanin për interes të kryeministrit Rama

"Talebane e shitëse buke", Lëvizja Vetëvendosje tregon

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka bërë publike emrat e disa gazetarëve që kanë sulmuar presidenten Vjosa Osmani, duke përdorur edhe epitete të papërshtatshme, gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë.

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi i ka quajtur ato si zell mercenarësh që i shërbejnë kryeminstrit Rama, i cili sipas tij u fsheh kur Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë.

Postimi i plotë:

Disa "epitete" të përdorura këto 48 orë kundër Vjosa Osmanit, dhe burimet e tyre:

Gazeta Tema - "talebane"

Mero Baze (Gazeta Tema) - "jeniçere"

Frrok Çupi - "fluturake" + "majtiste ekstreme"

Dritan Hila - "shitëse buke"

Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht. Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë.

Të fundit