Flash News

E-TJERA

“Tapë” në timon dhe dhunë, arrestohen 2 persona në Fier

“Tapë” në timon dhe dhunë, arrestohen 2 persona

Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona për vepra të ndryshme penale. E. T 40 vjeç, banues në Divjakë, u arrestua pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Grabian, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar në kokë shtetasin F. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të fundit