Flash News

E-TJERA

Të copëtuar brenda valixheve, identifikohet një prej viktimave në Itali; autoritetet gjejnë edhe valixhen e 4-të

Të copëtuar brenda valixheve, identifikohet një prej viktimave
Foto Ilustruese

Identifikohet njëra prej viktimave që u gjetën të copëtuara brenda tre valixheve në Itali. Autoritetet italiane kanë konfirmuar dyshimet e një dite më parë se kufoma e gjetur e copëtuar në valixhe është shqiptari nga Vlora, Shpëtim Pasho.

Ndërkaq, mendohet se viktima tjetër është bashkëshortja e Shpëtim Pashos, Teuta Pasho.

Ndërkohë, është gjetur edhe valixhja e katërt, në të cilën dyshohet se janë fshehur një pjesë e gjymtyrëve të viktimave.

Kujtojmë se, çifti shqiptarëve, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, nga Vlora u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015. Ata kishin shkuar për vizita mjekësore në shtetin fqinj, drejtë të cilit kishin shpesh vajtje-ardhje, pasi në Toskanë jetonin fëmijët e tyre.

Pas zhdukjes së çiftit, i vetmi informacion lidhur me ngjarjen e rëndë, është telefonata që mori vajza e tyre nga një numër anonim në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte të kërkohej nga askush.

Ishte pikërisht vajza e tyre, Dorina ajo që dha alarmin për zhdukjen e prindërve të saj dhe publikoi në rrjetet sociale fotot e tyre, ndërsa kërkonte ndihmë për gjetjen e tyre. Ndërkohë që prindërit e tij ishin zhdukur, djali i tyre u arrestua në Itali për trafik droge.

Trupat mësohet se u gjetën të mbështjellë me celofan, të lidhura me shirit ngjitës, brenda disa valixheve, në një distancë prej dhjetëra metrash nga njëra-tjetra përgjatë autostradës. Kjo i bën hetuesit të supozojnë se ato ishin hedhur nga një makinë në ecje në Firence- Pisa-Livorno, drejt Firences.

Ajo që solli identifikimin e çifti ishte se në njërin prej trupave u vu re një tatuazh në formë spirance, poshtë të cilës ishte gdhendur edhe emri i një qyteti shqiptar poshtë. Por analizat dhe ekzaminimet e mëtejshme, do të zbardhin më tepër detaje.

Të copëtuar brenda valixheve, identifikohet një prej viktimave
Foto Ilustruese/ Shpëtim Pasho

Të fundit