Flash News

E-TJERA

Të dehur në timon bënë aksidente, arrestohen 3 persona në Korçë

Të dehur në timon bënë aksidente, arrestohen 3 persona

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona pasi në gjendje të dehur janë përfshirë në aksidente.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se u arrestuan: D. D, 29 vjeç, banues në fshatin Gurrës, 37-vjeçarin me inicialet G. Z, banues në fshatin Belorta si dhe 39-vjeçarin me inicialet J. L, banues në Korçë.

Njftimi i policisë:

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. D., 29 vjeç, banues në fshatin Gurrës, Librazhd, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 29-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

G. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Seat”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 37-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

J. L., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit