Flash News

E-TJERA

Të dënuar për vrasje dhe mashtrim/ Ekstradohen nga Italia dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Të dënuar për vrasje dhe mashtrim/ Ekstradohen nga Italia dy
Foto ilustruese

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur në Itali dhe janë ekstraduar në Shqipëri ditën e sotme.

Ardjan Hoxhaj është i dënuar me 16 vjet e 8 muaj burg për vrasje, ndërsa Arian Katreli me 10 vite burg për mashtrim. Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë me thikë A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, G. A.

Sipas njoftimit të policisë, Hoxhaj dhe Katreli i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

"Është ekstraduar nga Roma/Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.

Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit