Flash News

Ditari i Maxhorancës

Të fundit në rajon për lirinë e medias, Rama i shqetësuar për kërcënimin global, por jo për Shqipërinë

Të fundit në rajon për lirinë e medias, Rama i

“Reporterët Pa Kufij” publikuan së fundmi Indeksin vjetor Botëror për Lirinë e Shtypit, në të cilin Shqipëria kishte shënuar një rënie prej 3 pozicionesh dhe renditej mes vendeve të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Mirëpo pavarësisht kritikave që i referoheshin Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që me një reagim në platformën “X”, të shqetësohet më shumë për situatën e lirisë së shtypi në botë.

Rama thotë se do të merren masa për t’i dhënë fund dezinformimit dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve, por është vetë ai që këtë të fundit nuk e respekton. Rasti i fundit është ai i gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta të cilën Rama e shtyu gjatë intervistës, pasi nuk i pëlqeu pyetja.

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, shkruan Rama.

Të fundit