Flash News

E-TJERA

Të hënën takimi SHqipëri-BE, rinis rishikimi i legjislacionit

Të hënën takimi SHqipëri-BE, rinis rishikimi i

Bashkimi Evropian dhe Shqipëria do të mbajën të hënën takimin e parë për vitin 2023, në kuadër të rishikimit të legjislacionit shqiptar.

Në një dkelaratë të dhënë për Klan Neës, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, tha se do të ketë një rishikim nga të dyja palët.

“Të hënën do të zhvillohet sesioni i fundit i shqyrtimit dypalësh të Klasterit themeloret me Shqipërinë. Ne kemi përfunduar tashmë sesionet shpjeguese të përditësimit të acquis të BE-së për të gjithë grupin Fundamentals, si dhe për grupet Dy (tregu i brendshëm) dhe tre (konkurueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Procesi screening është hapi i parë në procesin e negociatave”, tha Pisonero.

Sipas zëdhënëses së KE, Shqipëria duhet të ketë gati një udhërrëfyes që identifikon reformat kryesore që do të ndërmarrë më tej.

“Ne po punojmë me shpejtësi të plotë dhe do të përfundojmë ciklin e sesioneve shpjeguese të përditësimit në muajin Shtator të vitit 2023. Shqipëria do të duhet të përgatisë një udhërrëfyes që identifikon reformat kryesore që do të ndërmarrë sipas kapitujve 23 dhe 24 të sundimit të ligjit dhe udhërrëfyesit për reformën e administratës publike”, shtoi Pisonero.

Komisioni Evropian do t’i raportojë në fillim të vitit 2024 Këshillit Evropian mbi shkallën e gatishmërisë së Shqipërisë për të nisur zyrtarisht negociatat.

Të fundit