Flash News

E-TJERA

"Të kujdesshëm te kohëzgjatja e imunitetit", mjeku: Nuk ishte imagjinuar ky sukses i vaksinave

"Të kujdesshëm te kohëzgjatja e imunitetit", mjeku: Nuk

Mjeku virolog Arban Domi që jeton në Atlanta, SHBA foli për suksesin e vaksinave të Pfizer dhe Moderna. Sipas tij, suksesu mbi 90% i vaksinave ishte i paparashikueshëm.

"Vaksinat janë të pranueshme kur kanë efikasitet mbi 80 përqind. Suksesi mbi 90 përqind ishte e paimagjinueshme kur nisi përgatitja e vaksinës. Megjithatë duhet të jemi akoma të kujdesshëm te kohëzgjatja e imunitetit. Teorikisht, mbrojtja duhet të jetë në nivele të larta", tha ai në 'A Show'.

Sa i përket vaksinave nga Kina dhe Rusia, Domi foli me rezerva, duke vënë theksin te niveli i transparencës. Ai tha se vaksinimi i plotë nuk mund të arrihet deri në fund të vitit që vjen.

Të fundit