Flash News

E-TJERA

"Të rishikohet Akti për mbajtjen e maskave!", Meta: OSHEE s’mund të vjelë gjoba! Vendimi e shndërron në instrument policor dhe elektoral

"Të rishikohet Akti për mbajtjen e maskave!", Meta: OSHEE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsa i përket aktit normativ të ndërmarrë nga qeveria për vendosjen me detyrim të maskës mbrojtëse ndaj COVID-19 në çdo ambient jashtë shtëpisë, ose në të kundërt do të gjobiten.

Gjatë një prononcimi për mediat, Meta shprehur kundër vendosjes së gjobës në faturën e dritave, duke theksuar se kjo e shëndërron OSHEE-në nga një kompani që ka për detyrë ent energjetik, në një instrument policor dhe elektoral. Presidenti i bën apel qeverisë të rishikojë masat, duke theksuar se nuk është zgjidhje të lësh njerëzit pa drita.

"Masat e marra nga ekspertët janë të mirëpritura, por akti që gjobit qytetarët për mosmbajtje maskash është një maskaradë, shkel në mënyrë flagrante liritë e qytetarëve, i kërcënon se mund t’i lërë pa drita deri në fund të dimrit, e shndërron OSHEE në instrument policor dhe elektoral, nuk është zgjidhje t’i lësh njerëzit pa drita, e kur të mos paguajnë dot fatura t’ju presësh dritat? OSHEE ka funksion të furnizojë me energji në mënyrë të pandërprerë, jo të presë dritat në rast se qytetarët nuk paguajnë gjobat.

Akti ka qëllim dashakeqës. Ai synon se përmes ndëshkimeve t’i çojë shqiptarët përpara gjykatave dhe ata të harrojnë problemet që kanë. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të rishikojë edhe njëherë këtë vendim. Kuvendi po ashtu ta ndryshojnë atë. Qytetarët duhet që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social, por jo që të ndëshkohen me gjoba. Jo ndëshkime të paligjshme. Ky ishte shqetësimi im kryesor”, tha Meta.

Sipas Presidentit, maskat duhet t’i mbajmë për të mbrojtur veten e të afërmit, jo për t’i shpëtuar ndëshkimit të qeverisë.

“Maskat duhet t’i mbajmë për të mbrojtur veten e të afërmit, jo për t’i shpëtuar ndëshkimit të qeverisë. Përballimi i pasojave të pandemisë kërkon koherencë e bashkëpunim, jo rregulla arbitrare, ndëshkime të paligjshme e të paqarta. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që e nxisin shoqërinë për bashkëpunim dhe jo të mbjellë frikë e ndëshkime”, tha Meta.

Të fundit