Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Shijak, plagoset 36-vjeçari

Të shtëna me armë në Shijak, plagoset 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Shijak.

E. D.,36 vjeç, u qëllua me armë zjarri nga autori i dyshuar A. H., 30 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

“Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit