Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Krujë, dy të plagosur

 Të shtëna me armë në Krujë, dy të plagosur

Një konflikt mes disa personave në një dyqan lulesh ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit në Krujë.

Sipas policisë, nga përplasja mes tyre janë lënduar dy persona, por nga përdorimi i sendeve të forta në sherr e sipër mes tyre.

Gjatë konfliktit dyshohet se autorët e përfshirë kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 

 

Të fundit