Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Shkodër gjatë aksionit policor

Të shtëna me armë në Shkodër gjatë aksionit

Një incident me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Guerrile”, ku një automjet nuk i është bindur urdhrit të policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi.

Sipas informacioneve të policisë, rreth orës 15:10 patrulla që po kryente kontrolle rutinë i ka bërë shenjë ndalimi një makine ku udhëtonin dy persona. Drejtuesi i mjetit nuk është ndalur, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka kryer manovra të rrezikshme në përpjekje për t’u larguar.

Për këtë arsye, efektivët janë vënë në ndjekje të automjetit. Gjatë largimit, dyshohet se pasagjeri i makinës ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur të ndalojë drejtuesin e automjetit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik për shkak të hetimeve në vijim.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe kapjen e pasagjerit të dyshuar si autor i të shtënës me armë.

Të fundit