Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë në Thumanë, dy të plagosur, njëri polic

Të shtëna me armë në Thumanë, dy të plagosur,

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në Thumanë.

Nga të dhënat e para, mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Dy kushërinj plagosën njëri-tjetrin pas një konflikti mes tyre. Sipas informacioneve të para, një efektiv policie i identifikuar si Sahit Ahmetaj (Sela) me armën e shërbimit, pas sherrit ka qëlluar në drejtim të disa personave mes tyre edhe kushëririt të tij Adrian Sela.

Ky i fundit po ashtu ka hapur zjarr drejt kushëririt të tij, i cili po ashtu është plagosur.

Dyshohet se mes tyre ka një konflikt pronësie, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve. 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit