Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Shkodër, i përket një efektivi të 'Shqiponjave'

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të 5 Heronjve  në Shkodër.

Sipas të dhënave të para, nga të shtënat nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, por biznesi i përket një efektivi të 'Shqiponjave'. 

Njoftimi i policise:

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër

 

 

Të fundit