Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Berat

Të shtëna me armë zjarri në Berat

Dy persona kanë denoncuar në Policinë e Beratit se janë qëlluar me armë zjarri nga dy individë që lëviznin me një automjet në lagjen “Donika Kastrioti”, afër spitalit. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe ka dërguar shërbimet e saj, përfshirë grupin hetimor, në vendngjarje. Falë reagimit të shpejtë dhe hetimeve paraprake, janë identifikuar dy autorët, por për arsye hetimi nuk janë bërë publike gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorëve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të fundit