Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më para në Durrës. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në Sukth Katund.

"Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit