Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër? Policia sqaron ngjarjen

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër? Policia sqaron

Policia ka reaguar për ngjarjen ku u raportua se pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër pati të shtëna me armë dhe një të plagosur.

Blutë kanë sqaruar situatën dhe bëjnë me dije se nga krehja e zonës nuk ka rezultuar të ketë patur të shtëna me armë dhe as të lënduar. Sipas tyre, telefonata ka qenë e pavërtetë.

Policia bën me dije se ka pasur vetëm një konflikt fizik e verbal mes një çifti bashkëshortësh, që janë shoqëruar në komisariat për të zgjidhur konfliktin.

"Ne Shkodër, ne sallën operative te DVP Shkodër ka ardhur një telefonate për te shtëna me arme zjarri  ne afërsi te Prokurorisë. Shërbimet e Policisë kane shkuar menjëherë ne vendngjarje  dhe  nga krehja e zonës nga shërbimet e Policisë  deri tani nuk rezulton te kete ngjarje me arme e as te lenduar e viktima. 

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës, për te zbardhur telefonatën, që rezulton deri tani e pavërtete, pasi ka pasur vetëm një konflikt fizik e verbal  midis dy bashkëshorteve qe po shoqërohen ne Komisariat per sqarime e mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit