Flash News

E-TJERA

Vritet në banesë 51-vjeçari në Shkodër

Vritet në banesë 51-vjeçari në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës në vendin e njohur si "Varrezat Katolike".

Raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë Petrit Vuksani. 51-vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Deri tani nuk ka informacion mbi shkaqet dhe autorët. Ekzekutori ka hyrë në banesë dhe ka qëlluar poër vdekje Vuksanin.

"Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

 

Të fundit