Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Në lagjen “Skënderbeg” në zonën e Fermentimit në Shkodër, janë regjistruar  pasditen e sotëm të shtëna me armë zjarri.

Të shtënat kanë ndodhur gjatë një konflikt mes dy personave ku njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nuk raportohet për persona të plagosur, ndërkohë qe policia vazhdon hetimin për zbardhjen e ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit