Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.

Nga informacionet e para, mësohet se është plagosur një person.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit