Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Lezhë, rezulton në kërkim për vrasje në Ulqin

Plagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Lezhë, rezulton

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë.

Sipas të dhënave të para nga policia, i plagosur ka mbetur në rrethana të paqarta 34-vjeçari Vincens Piroli.

Në njoftimin paraprak, thuhet se i riu është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar

“Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tiranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen”, njofton policia.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Piroli rezulton i shpallur në kërkim në Malin e Zi pak muaj më parë pasi së bashku me Dorjan Lalën 35 vjeç dyshohet se janë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.

Të fundit