Flash News

E-TJERA

Të shtënat në Shëngjin, identifikohen dy të plagosurit

Të shtënat në Shëngjin, identifikohen dy të plagosurit


Janë identifikuar dy personat që mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri te Rana e Hedhun.

Të plagosurit janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë. Të dy kanë marrë plagë në këmbë.

Mësohet se janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

Shkak dyshohet se është bërë një konflikt i çastit në një lokal në zonën e Ranës së Hedhun.

Të fundit