Flash News

E-TJERA

Të shtënat në Vlorë, ja kush ishte shënjestra

Të shtënat në Vlorë, ja kush ishte shënjestra

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.

I plagosur ka mbetur shtetasi Tonin Ramaj, i cili ka marrë plumbin në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çajupi” në lagjen “Pavarësia”.

Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një atentat ndaj të riut, që sipas burimeve policore ka pasur edhe më herët probleme me ligjin.

Sipas të dhënave paraprake, Ramaj është qëlluar teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme një lokali në lagjen “Pavarësia”, mes një blloku pallatesh.

I lënduari po merr mjekim në spitalin rajonal, ndërsa autori mbetet i panjohur për policinë.

Banorët të zonës janë shprehur se kanë dëgjuar 4 apo 5 të shtëna.

 

Të fundit