Flash News

E-TJERA

Të stampuara me imazhin e ‘Dragon Ball’ dhe ‘Validè’, sekuestrohen 275 kg drogë në Itali, tre shqiptarë në pranga

Të stampuara me imazhin e ‘Dragon Ball’ dhe
Foto nga operacioni i sekuestrimit te droges

275 kg lëndë narkotike u sekuestruan në Rimini të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit janë arrestuar edhe tre shqiptarë, përkatësisht të moshave 26, 35 dhe 39 vjeç.

Nga 275 kg të kapura, 16 nga totali ishte hashash dhe 115 kg marijuanë. 

Ajo që ra në sy ishte se në blloqet e sekuestruara korrierët e drogës kishin aplikuar një imazh të personazhit vizatimor Goku nga seriali i famshëm "Dragon Ball" dhe kopertina e një serie televizive Franceze "Validè" për të dalluar cilësinë e substancës.

Të stampuara me imazhin e ‘Dragon Ball’ dheTë stampuara me imazhin e ‘Dragon Ball’ dhe

Droga kishte mbërritur në Rimini përmes një kamion. Në fillim agjentët kapën vetëm njërin nga shqiptarët e përfshirë dhe më vonë edhe dy të tjerët, të cilët tentuan të largoheshin së bashku me korrierin. Ky i fundit arriti të shpëtojë dhe është ende në kërkim. 

Po ashtu janë duke u zhvilluar hetimet për të kuptuar se nga vinte ngarkesa e drogës. Droga kishte vlerën e të paktën 700,000 eurove në treg.

Të fundit