Flash News

E-TJERA

Të tjera telashe për të, mjeku Edmond Gashi thyen masën e arrestit

Të tjera telashe për të, mjeku Edmond Gashi thyen masën e

Mjeku Edmond Gashi, ka shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie, ku ka shkuar në një lokal në zonën e Kasharit.

Ndaj Gashit është ngritur akuza për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Mjeku akuzohet se shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës,

Gjithashtu e ka pësuar edhe një  22 vjeçar me iniciale E. S., i cili ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku Edmond Gashi.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G.

Të fundit