Flash News

E-TJERA

Të verbrit protestë në ditën e “Shkopit të bardhë”: Pagesat që marrim, shumë të ulëta për të përballuar jetesën

Të verbrit protestë në ditën e “Shkopit të

15 tetori njihet si ditën e “Shkopit të bardhë”, por kjo ditë është parë si ditë proteste nga të verbrit në Tiranë.

Dhjetëra prej tyre protestuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar të drejtat e tyre si dhe pagesa më të larta.

 “Nuk kemi kushte, infrastruktura nuk na ndihmon. Pagesat që marrim janë shumë të ulëta për të përballuar koston e jetës. Me vështirësi mbijetojmë. Duhet të paguajmë drita, ujë, personin që kujdeset për ne. Nuk e di si ia dalim. Nuk kemi as ambiente për të lëvizur, për të dalë”, tha një nga protestuesit.

 

Të fundit