Flash News

E-TJERA

Teleskopi James Webb sjell pamje nga universi

Teleskopi James Webb sjell pamje nga universi

Është publikuar fotografia e parë me ngjyra të plota nga teleskopi i ri hapësinor James Webb dhe nuk zhgënjen.

Imazhi thuhet të jetë pamja më e detajuar me rreze infra të kuqe e universit deri më sot, që përmban dritën nga galaktikat që u janë dashur shumë miliarda vjet për të arritur tek ne.

Presidentit amerikan Joe Biden iu shfaq imazhi gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë.

Teleskopi James Webb sjell pamje nga universi

Fotot e tjera debutuese nga James Webb do të publikohen sot nga Nasa.

"Këto imazhe do t'i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha dhe do t'i kujtojnë popullit amerikan, veçanërisht fëmijëve tanë se nuk ka asgjë përtej kapacitetit tonë", tha Biden.

Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) prej 10 miliardë dollarësh, i nisur më 25 dhjetor të vitit të kaluar, është pasardhësi i teleskopit të famshëm hapësinor Hubble.

Teleskopi James Webb sjell pamje nga universi

Ai dy qëllime kryesore. Njëra është të fotografojë yjet që shkëlqejnë në univers prej më shumë 13.5 miliardë vjet dhe tjetra të vëzhgojë nëse ka jetë në planetet e tjerë.

 

 

Të fundit