Flash News

E-TJERA

Temperatura deri në 32 gradë celsius, cila do të jetë dita më e nxehtë e javës

Temperatura deri në 32 gradë celsius, cila do të jetë dita

Shtatori nuk do të jetë muaji tipik i vjeshtës. Ndryshe nga çfarë prisnim, java e tretë e muajit shtator do të sjellë rritje temperaturash dhe një mot të kthjellët.

Meteorologia Lajdja Porja tha se moti do të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm me disa vranësira të pakta për disa zona të vendit, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë celsius. Dita më e nxehtë pritet të jetë e marta.

“Kushte të qëndrueshme moti. E gjithë java do të jetë me mot të kthjellët në zonat malore do të shfaqen gjatë mesditës, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira të herë pas hershme, megjithatë nuk do të ketë reshje. Sa i përket temperaturave ato vijnë të jenë të lartë nga 12-13 gradë në zonat juglindore, ndërkohë që maksimalja sot do të jetë 31 ose 32 gradë. E marta do të jetë dhe dita më e nxehtë e kësaj jave. Era s’do të ketë shumë shpejtësi duke e bërë që dhe deti të jetë më i qetë”, tha Porja.

 

Të fundit