Flash News

E-TJERA

Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 39 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore relativisht të nxehta me origjinë jugore.

Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit, me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia mund të arrijë deri në 8-10 m/sek.

Temperaturat priten të jenë:

Në zonat malore: nga 16°C deri në 37°C
Në zonat e ulta: nga 16°C deri në 39°C
Në zonat bregdetare: nga 19°C deri në 38°C

 

Të fundit